Gjendja tashmë është normalizuar pothuajse tërësisht

Gjendja tashmë është normalizuar pothuajse tërësisht

Qyteti i Mitrovicës ka mbetur pa ujë që nga dita e mërkurë dhe deri në orët e sotme të mëngjesit, si pasojë e një defekti të rrjetit të KEDS-it në kompaninë rajonale të ujësjellësit në Mitrovicë.

Kadri Istrefi, drejtor teknik në K.R.U të Mitrovicës ka bërë të ditur për KP se gjendja tashmë është normalizuar pothuajse tërësisht dhe qytetarët do të furnizohen me ujë të pijshëm pa probleme.

“Kompania e KEDS-it ka pasur probleme në njërin prej rrjeteve të saj, duke lënë Ujësjellësin pa rrymë gjë që ka pamundësuar furnizimin e rregullt me ujë të qytetarëve në të dyja pjesët e qytetit. Ky problem tashmë është eliminuar dhe furnizimi me ujë në pjesën më të madhe po vazhdon, ndërsa gjatë ditës do të jetë furnizim edhe në ndonjë pjesë të qytetit ku akoma nuk janë mënjanuar problemet në tërësi”, ka thënë Istrefi.