Një deklaratë zyrtare për dështimin e grupit xhihadist nga Al-Abadi

Një deklaratë zyrtare për dështimin e grupit xhihadist nga Al-Abadi

Shkatërrimi nga Shteti Islamik i xhamisë al-Nouri në Mosul, ku kreu i ISIS-it, Abou Bakr al-Baghdadi vetëshpalli “kalifatin” në vitin 2014 dhe minares emblematike të qytetit të vjetër është një deklaratë zyrtare për dështimin e grupit xhihadist, konfirmoi kryeministri irakian, Haider al-Abadi në një komunikatë.

Këto shkatërrime ndodhën dje në mbrëmje, në ditën e katërt të ofensivës së ndërmarrë nga ushtria irakiane kundër Shtetit Islamik me mbështjetje të një koalicioni ushtarak të drejtuar nga SHBA-ja në kilometrat katrore të fundit të qytetit të lashtë të Mosulit ku disa qindra xhihadistë janë vendosur dhe po bëjnë një rezistencë të përgjakshme duke minuar rrugë të shumta.