Normalizohet plotësisht komunikacioni drejt pikës kufitare “Bllacë”

Komunikacioni në vendkalimin kufitar Bllacë prej orës 09:00 është normalizuar plotësisht për të gjithë llojet e automjeteve, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.

Kujtojmë se komunikacioni në Bllacë u ndal përkohësisht mbrëmë për shkak të rrezikut nga zjarrit që shpërtheu pranë pikës kufitare, e që ende është aktiv, ndërsa autoritetet vazhdojnë përpjekjet për ta shuar plotësisht.

Paraprakisht u hoq ndalesa për automjetet e pasagjerëve, ndërsa kishte ndalesë për automjetet e rënda, kurse me vendimin e fundit të LAMM, komunikacioni është rikthyer në normalitet.

Back to top button