Norvegjia do të forcojë sigurinë për të mbrojtur objektet e naftës dhe gazit
Norvegjia planifikon të rrisë sigurinë në mënyrë që të mbrojë objektet e saj të naftës dhe gazit pas incidentit të Nord Stream, thanë autoritetet norvegjeze të mërkurën.
“Pas pushtimit të Ukrainës, policia zbatoi masa për të rritur nivelet e gatishmërisë dhe për të mbrojtur industrinë e naftës. Këto masa do të mbështeten dhe forcohen pas shpërthimeve që dëmtuan tubacionet e gazit në Detin Baltik”, tha policia norvegjeze në një deklaratë, përcjell rtv21.tv
“Incidenti në Detin Baltik jep arsye për të ruajtur dhe forcuar këto masa. Megjithatë, ne nuk mund të komentojmë detajet e masave individuale”, thuhet gjithashtu në deklaratë, duke shtuar se situata është “e rëndë” dhe do të monitorohet nga afër.
Kryeministri norvegjez Jonas Gahr Store tha për CNN se “do të ketë rritje të pranisë ushtarake pranë infrastrukturës norvegjeze të naftës dhe gazit, pas sabotimit të dyshuar të tubacioneve të gazit Nord Stream në ujërat suedeze dhe daneze”./21Media