Norvegjia premton të dërgojë në Ukrainë artileri raketore me rreze të gjatë

Norvegjia njoftoi të mërkurën se do t’i dhurojë Ukrainës tri sisteme raketash me shumë lëshime, pas vendimit të ngjashëm të marrë nga Shtetet e Bashkuara.
Dhurimi është bërë i mundur nga një bashkëpunim i ngushtë midis Norvegjisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, tha në një deklaratë ministri norvegjez i Mbrojtjes, Bjørn Arild Gram.
“Ne duhet të vazhdojmë mbështetjen tonë në mënyrë që ukrainasit të mund të vazhdojnë luftën e tyre për liri dhe pavarësi”, shtoi ministri, shkruan CNN.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden njoftoi kohët e fundit se SHBA do t’i siguronte Ukrainës “sisteme dhe municione më të avancuara raketash” ndërsa lufta e saj me Rusinë po vazhdon./21Media

Back to top button