Rritet numri i të vdekurve nga sulmi në Mykolaiv

Numri i të vdekurve nga një sulm në një bllok apartamentesh në Mykolaiv u rrit në katër, sipas kryebashkiakut Oleksandr Sienkevych.
Pesë persona u lënduan, tha ai dhe shtoi se shërbimet e urgjencës janë në vendngjarje.
Të mërkurën, tetë raketa goditën një bllok apartamentesh, me sa duket duke përdorur raketa KH-55, shkruan CNN, përcjell rtv21.tv
Në total, 114 njerëz kanë vdekur në Mykolaiv që nga fillimi i luftës, shtoi kryebashkiaku.
Qyteti ndodhet pranë Detit të Zi në jug të Ukrainës./21Media

Back to top button