Notarët e Kosovës janë nisur në Abu Dhabi për të marrë pjesë në Kampionat Botëror

Notarët e Kosovës janë nisur për në Abu Dhabi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror “15th FINA World Swimming Championships (25m)”.
Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Notit të Kosovës, përmes një postimi në ”Facebook”, ku ka treguar se ky kampionat do të mbahet nga 16 deri më 21 dhjetor.
Sportistet që do të perfaqësojn Republiken e Kosovës janë: Erina Idrizaj, Fjorda Shabani, Martin Muja, Alush Telaku.
FNK i ka uruar sportistët për paraqitje sa më të mirë në këtë aktivitet./21Media

Back to top button