Lajçak: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, alternativa e vetme

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se takimi i sotëm në mes të Britanisë së Madhe, BE-së, SHBA-së dhe Ballkanit Perëndimor ka qenë i dobishëm.
Lajçak përmes një postimi në ”Twitter” ka shkruar se nuk ka alternativë për rajonin, përveç integrimi në BE.
“Takimi shumë i dobishëm në mes të Britanisë së Madhe, Bashkimit Evropian, SHBA-së plus Ballkani Perëndimor në Londër sot. Nuk ka alternativë tjetër për rajonin, përveç integrimi në BE. Mirë që kjo u theksua nga të gjithë pjesëmarrësit”, ka shkruar Lajçak.
Në takimin e sotëm ka marrë pjesë edhe shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla. /21Media

Back to top button