Notari kosovar u rëndit i 18-ti në Lojërat Mesdhetare

Notari kosovar, Alush Telaku u rëndit i 18-ti në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, disiplina 50 metra delfin
Telaku dha maksimumin e tij, duke përfunduar me kohë 26.74 sekonda, që nuk i mjaftoi të kualifikohet në finale.
Siç informoi Komiteti Olimpik i Kosovë,  notari Telaku do të garojë edhe në disiplinat e 100 dhe 200 metra, të cilat do të zhvillohen më 4 dhe 5 korrik./21Media

Back to top button