Notat e lojtarëve të Kosovës, shkëlqen Rashica
Kombëtarja e Kosovës e nisi ciklin kualifikues drejt Kampionatit Evropian Euro 2024 sot, ku barazoi në udhëtim me Izraelin.
“Dardanët” barazuan me Izraelin 1:1 në stadiumin “Bloomfield” të Tel Avivit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e parë të Grupit I të këtyre kualifikimeve.
Autogoli i Eli Dasas në minutën e 36’ e dërgoi Kosovën në pushim në epërsi prej 1:0, kurse golin e barazimit për Izraelin e shënoi Dor Peretz në minutën e 56’.
Milot Rashica e gjeti rrugën te goli në minutën e 49’, por që goli i tij u anulua nga VAR-i për shkak të një prekje me dorë të yllit kosovar gjatë aksionit.
Rashica kishte edhe disa shanse të tjera për ta ndryshuar rezultatin, por që fati nuk ishte në anën e tij.
Rashica ishte më i miri i ndeshjes te “Dardanët” duke u vlerësuar me notën 7.2, kurse me notën më të dobët u vlerësua Florent Muslija (6.0).
Më poshtë i gjeni notat e lojtarëve.