Gjashtë të lënduar në një aksident në Mitrovicë

Gjashtë persona janë të lënduar si pasojë e një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë – Podujevë, gjegjësisht te vendi i njohur si Tuneli i Parë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 19:30 në rrugën rajonale Mitrovicë- Podujevë, përkatësisht në segmentin rrugor afër Tunelit të Parë; në aksidnet janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit gjashtë (6) persona kanë pësuar lëndime”, tha Zahiti./21Media

Back to top button