Novotoshivka në Luhansk e shkatërruar plotësisht

Nuk ka mbetur shumë nga Novotoshkivka, një fshat i vogël rreth 26 kilometra në juglindje të Severodonetsk, tregon video e re me dron e publikuar të hënën.
Novotoshkivka ishte një fshat i dendur, por i vogël në rajonin e Luhanskut, në Ukrainën lindore.
Tani, luftimet në luftën e re midis forcave ruse dhe ukrainase e kanë lënë atë plotësisht të shkatërruar. Separatistët e mbështetur nga Rusia pretendojnë se ukrainasit e hodhën në erë atë kur u tërhoqën nga pozicionet e tyre në fshat.
Serhiy Hayday, administratori rajonal i Luhanskut, konfirmoi se forcat ukrainase atje ishin tërhequr, por pretendoi se rusët e kishin shkatërruar fshatin përmes sulmeve të përsëritura ajrore.
Në komentet e bëra në televizionin ukrainas të hënën, Hayday ka thenë se rusët “vazhdojnë të rrafshojnë gjithçka me tokë”.
“Për fat të keq, nuk ka mbetur pothuajse asnjë shtëpi në Novotoshkivka. [trupat] tona u tërhoqën pak, por jo shumë, sepse nuk kishte më asgjë për t’u mbajtur, nuk kishte ku të mbante mbrojtjen”, ka thënë ai.
Novotoshkivka kishte qenë vendi i luftimeve intensive gjatë javës së fundit.
Në atë kohë, qeveria ukrainase dhe administrata rajonale e Luhansk thanë se forcat ruse atje ishin zmbrapsur pas përpjekjeve të vazhdueshme për të pushtuar fshatin./21Media

Back to top button