“Nuk besoj në të hiç”, Gucati reagon ndaj deklaratave të Kurit për procesin në Hagë

OVl e UÇK-së ka mbajtur aksion para selisë së EULEX-it në 5 vjetorin e arrestimit të ish krerëve të UÇK-së , Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Në murin në hyrje të këtyre zyrave, është vendosur me fytyrat e krerëve të UCK-së.
Kryetari i OVL- UÇK-së, Hysni Gucati në aksionin e kësaj organizate para ELUEXI-it komentoj statusin e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i cili ka thënë se i ka dërguar letër kryetares së Gjykatës
“Unë nuk besoj në atë hiç por inshAllah e ka bërë atë punë, në 2022 kam qenë në burg me kanë ne kishim dëgju protesta, s’kemi dëgju kurrë, s’pres prej Albin Kurtit asgjë , një njeri që iu ka thënë ju jeni me shku ën Hagë, shkoni në Hagë, ky edhe shokët e tij në atë kohë, s’duhet të besoj në asgjë në të. Ky është mirë me i kry detyrat e shpisë, mbrojtjen , me i ndihmu mbrojtjes me pare të cilin e ka bërë një tavan të çmimit të tyre dhe i ka blloku edhe mjetet kështu që nuk besoj në të hiç”, tha ai./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?