“Nuk do të ketë robotë vrasës”, thonë kompanitë dedikuar krijimit të robotëve

Në mes të shumë zhvillimeve teknologjike janë prodhuar edhe vegla të ndryshme, siç janë dronët, sensorët dhe rrjetet e komunikimit, të cilat janë adaptuar që të ndihmojnë gjatë luftave.
Njëjtë është duke ndodhur edhe me robotët, ku ushtri në mbarë botën po konsiderojnë shfrytëzimin e tyre për një radhë rolesh në beteja.
Por, kjo ide tashmë ka nxitur shqetësime tek njerëzit. Frika u shtua edhe më shumë këtë vit kur një video u bë virale. Në të shihet një qen robot duke shtënë me armë.
Fatmirësisht tani del se zhvillues të mëdhenj të këtyre robotëve janë kundër ndërtimit të tyre. Një prej këtyre kompanive është, Boston Dynamics, e cila ka thënë se kjo teknologji është zhvilluar që të ndihmojë, e jo të bëjë dëm.
Në një letër të hapur drejtuar industrisë së robotikës, BostonDynamics, Agility Robotics, ANYbotics, Clearpath Robotics, Open Robotics dhe Unitree, kanë diskutuar rreth asaj se robotët nuk duhet të bëhen me armë.
Sipas tyre, njerëzit mund t’i shfrytëzojnë ata për qëllime jo të mira, andaj nuk e përkrahin idenë e armatosjes së robotëve.
Ky grup e pa të udhës që këto mesazhe të pubikohen, pasi që përmes tyre bëjnë të qartë se nuk do të ketë robotë të armatosur./21Media

Back to top button