Valentino kursen rrymën me ndalje të dritave në dyqane pas orës 22:00

Dyqanet e Valentinos në mbarë botën mbesin në terr pas orës 22:00. Këtë e ka bërë të ditur vetë kjo shtëpi mode.
Ky hap që bëri Valentino vjen pas rritjes së çmimit të energjisë dhe ngritjes së shqetësimit në Evropë për mungesë energjie, siç flitet se nuk do të ketë energji gjatë këtij dimri që po vjen, këtë për shkak të luftës në Ukrainë.
Si pasojë e luftës u ndërpre transporti i gasit natyral për në vendet evropiane.
Rrjeti i kësaj kompanie që ka 95 dyqane, ndali dritat natë më parë nëpër dyqane.
Sipas Valentino-s, nga kjo ndalje e dritave pret të kursejë deri në 800 kWh.
Megjithatë, Valentino rreth 80 për qind të rrymës e merr nga burime të ripërtëritshme. Me të furnizohen: selia, komplekset për prodhim dhe butiqet. Kjo iniciativë e kësaj shtëpie mode vlerësohet si simbolike.
Kohët e fundit, kjo kompani mori edhe një vendim me rëndësi. Ajo u zotua se nuk do të disajnojë veshje me lëkurë kafshe. Valentino prezantoi një projekt edhe me modele të modës së vjetër.
Valentino ka thënë se do të përdorë fije mëndafshi për prodhime, këtë deri në 70 për qind.
Valentino po ashtu ka thënë se krijojë disajne të kombinuara me materiale të ricikluara.
Muajin e kaluar, edhe disa shtëpi të modës, përfshirë këtu Louis Vuitton, prezantuan planet për shfrytëzim më pak të energjisë./21Media

Back to top button