“Nuk do të trajtohet fare aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE”

Kosova aplikoi sot për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kryeministri Albin Kurti dorëzoi dokumentin e aplikimit në Republikën Çeke – vendin që aktualisht udhëheq Presidencën e BE-së.
Lidhur me përgjigjen e BE-së pas aplikimit të Kosovës, njohësi i Integrimeve Evropiane, Avni Mazreku, ka thënë se nuk do të trajtohet fare aplikimi i Kosovës.
Mazreku në emisionin “21Drejtpërdrejt” të RTV21 ka thënë se “aplikimi i Kosovës nuk do të trajtohet fare, derisa Kosova t’i ketë pesë njohjet, derisa ta njohin të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian”.

Kryeministrit i vendit, Albin Kurti tha se kjo është një ditë historike për Kosovën dhe një ditë e madhe për demokracinë në Evropë. Ministri për Çështje Evropiane i Çekisë, Mikulas Bek, i cili e pranoi aplikimin, tha se e mbështet rrugëtimin evropian të Kosovës./21Media

Back to top button