Nuk duam zgarë , duam paga!

Sindikatat në Maqedoni protestuan për 1 maj

“Pesë vite nuse e re është shumë, duam vende të sigurta pune”, “ Meritojmë paga më të mira”,” Nuk duam skarë, duam paga” këto janë vetëm disa nga transparentët që shiheshin sot në protestat e shoqatave dhe sindikatave.  Ata vendosën që në këtë mënyra ta festojnë ditën e 1 majit, ditën e punës.

“Në qoftë se dëshironi të tregoni se artistët e gjallë dhe punëtorët e kulturës janë më të rëndësishëm se ndërtesat me infrastrukturë të keqe dhe shume të shtrenjta , atëherë punën e parë që duhet ta bëni kur të uleni në karrigen tuaj në qeveri është që të kërkoni tërheqjen e ligjit për kulturë që u soll në mënyrë të turpshme në Kuvend me procedurë të përshpejtuar në vitin 2014”, tha Sanja Arsovska, Sindikata e Kulturës, shkruan TV21.TV

Tu vihet fund sindikatave të rrejshme të cilat i keqpërdorin punëtorët dhe ti kushtohet më shumë vëmendje organizimit sindikal, kërkuan punëtorët të cilët dolën sot në protesta. Pjesë e protestës së 1 majit ishin edhe punëtorët e arsimit.

“Viteve të fundit kishte ndërhyrje të drejtë për drejtë ideologjike në planet për mësimdhënie. E dimë se si janë pagat dhe të drejtat e mësimdhënësve”, tha një e punësuar në Arsim.

“Kushtet nuk janë të tilla siç tregohen në publik. Domethënë nuk ka të drejta, nuk nënshkruhen kontrata kolektive”, tha një punëtor i SPOGJ.

Gati se 99% të qytetarëve e sigurojnë ekzistencës e tyre elementare me mundin e tyre personal . Nga shoqatat thonë se në sektorin privat gjendja është shumë më alarmuese./21Media

Back to top button