“Mbështetje për të varfrit, kompensim i plotë i energjisë”

Qeveria e Shqiërisë do të vijojë masave lehtësuese në mbështetje të kategorive të ndryshme sociale, në nevojë sa i takon konsumit të energjisë elektrike.

Gjatë inspektimit të remontin të linjës Lanabregas–nënstacioni i Pallatit te Kongreseve, shefi i ekzekutivit, Edi Rama tha se për familjet që janë në ndihmë ekonomike, qeveria bën një kompensim të plotë të të gjithë diferencës pas heqjes së fashës mbrojtëse.

“Është 19 milionë dollarë në vit nga buxheti i shtetit që shkon për këto familje dhe për gjithë kategoritë e tjera, të cilat prezumohet të mbroheshin nga fasha 300 k/W. Sot, askush nga ata nuk ndjen rritje të çmimit të energjisë, ndërkohë për fasha të tjera, çmimi i energjisë është ulur. Janë bërë zerime kamat vonesash masivisht, duke kontribuar të gjithë sëbashku që të bëhen të gjithë investime të mëdha dhe të fillojë ripërtëritja e një rrjeti shumë të vjetër”, ka thënë Rama

Ndryshimi i modelit të administrimit, investimet në rrjet, si dhe qasja e re në trajtimin e burimeve njerëzore, sipas kryeministrit shqiptare po e shndërrojnë OSHEE në një kompani moderne.

“Për ne është shumë e rëndësishme që kompania të vazhdojë të përmirësojë standardet dhe të gjitha nivelet e trajtimit të punonjësve në funksion të përmirësimit të cilësisë dhe të vazhdojë të transformohet nga një ushtri militantësh që thjesht ushqeheshin, duke mos ofruar dot kompania asnjë lloj shërbimi prej kompanie, në një kompani moderne që duhet të jetë akoma më shumë një nga krenaritë e vendit tonë.”

Back to top button