Nuk e respektuan masën e vetizolimit, policia i gjobit dy qytetarë me nga 500 euro

 
Në kuadër të zbatimit dhe implementimit të masave kundër Covid-19, zyrtarët policorë të Drejtorisë Rajonale në Pejë, janë angazhuar në monitorimin e personave në “vetë izolim”
“Ka tendenca të rritjes të mos respektimit të masës së vet izolimit, andaj me qëllim të mbrojtjes dhe mospërhapjes së pandemisë, në kuadër të angazhimeve policore, bazuar në planin e veprimit operativ po ndërmerren masa duke përfshirë, vizita dhe kontrolle verifikuese në lokacione shtëpi/banesa të personave në vetë izolim. Kontrollet realizohen nga zyrtar policorë, me qëllim të verifikimit  që masat e shqiptuara për persona në vetë izolim të jenë në përputhje me afatin e përcaktuar kohorë nga IKSHPK, si masë  parandaluese”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.
Bëhet e ditur se sot në zonën e Junikut janë shqiptuar dy fletë gjoba nga 500 euro, për mos respektimin e masës së vetë izolimit.
Policia e Kosovës me këtë rast ka apeluar tek të gjithë qytetarët që t’i respektojnë vendimet e Qeverisë, dhe të IKSHPK-së. “Vetëm kështu mund t’i ulim shifrat e të infektuarve dhe ta mbrojmë shëndetin publik”, thuhet në komunikatë./21Media

Back to top button