Nuk i arriti vota me postë, vjen në Kosovë për të votuar

 

Në Kosovë, sot janë duke u mbajtur zgjedhjet parakohshme parlamentare. Të shumtë janë edhe votuesit që kanë ardhur nga diaspora. Në mesin e tyre është edhe Merita Hoxha, votuese nga Kroacia e cila ka deklaruar se nuk po i mundësohet votimi në Kosovë.

Për RTV21 ajo ka treguar se  ka votuar me postë, por vota nuk ka arritur në Kosove dhe deklaron se KQZ në thirrjen konfirmuese i ka thënë që “mund të votoni me kusht në Kosovë, pastaj konfirmohet vota nga KQZ”.(Intervistën e realizoi Abaz Krasniqi)/21Media

Back to top button