Si po shkon procesi zgjedhor në Deçan e Junik?

1 min read

Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/inc/hooks/hook-single-header.php on line 65

 

Procesi zgjedhor po zhvillohet qetë edhe në komunat Deçan e Junik.

Koordinatorja e vëzhguesve të DNV-së për këto dy komuna, Agnesa Toska, për RTV21 shprehet se çdo gjë po zhvillohet pa probleme që nga fillimi i ditës së zgjedhjeve. Ajo konfirmoi se pas mesditës është shtuar numri i votuesve që drejtohen në qendrat e votimit.

Deçani ka rreth 38 mijë votues që votojnë në 14 qendra votimi. Ndërkaq Juniku ka vetëm një qendër votimi dhe në total rreth 5000 votues./21Media