Nuk i dha përparësi në semafor, plagoset një person në Fushë Kosovë
Një person është lënduar dje nga të shtënat me armë zjarri në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, e gjithë ngjarja kishte nisur pasi që viktima nuk i kishte dhënë përparsi kalimi në sefamorë të dyshuarit.
I dyshuari është larguan në drejtim të panjohur, kurse viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Rasti po hetohet nga organet e rendit.
“Fushë Kosovë /29.11.2025-15:45. Është raportuar se derisa viktima m/k, ka qenë në semaforët për kyçje i dyshuari m/k për shkak që nuk i ka dhënë përparësi kalimi një i dyshuar mashkull ka dalur nga vetura e tipit Audi A 3 dhe duke e ofenduar verbalisht e ka shtënë me armë zjarri në tokë ku plumbi e ka goditur në këmbë. I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa në vend ngjarje është gjetur dhe konfiskuar predha dhe gëzhoja. Rasti në ndodhet në procedurë hetimore”, thuhet në raport./21Media