BE nuk i jep kredi Moldavisë
Moldavia nuk do të marrë sivjet transhenë e pritur në pajtim me marrëveshjen në vlerë 100 milionë euro me Bashkimin Evropian
“Moldavia nuk do të marrë ndihmën, pasi që nuk ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara”, tha kryeministri moldavian Pavel Filip.
BE njoftoi se parakusht për marrjen e ndihmës financiare është respektimi i proceseve demokratike dhe sundimi i ligjit.
“Nuk do të marrim paratë sivjet, por presim t’i marrim vitin e ardhshëm”, tha Filip.
Ai ka bërë të ditur se Moldavia duhet të përmbushë 30 kritere për të zhbllokuar mjetet financiare.
Ekonomia e Moldavisë është rritur 4,1 për qind vitin e kaluar, pas rënies prej 0,4 për qind në vitin 2015,tek e cila erdhi për shkak të krizës ekonomike në Rusi, e cila goditi eksportin e Moldavisë.