Papunësia në Kosovë arrin në 30.6 %

Këtë e ka shfaqur rezultati i Anketës së Fuqisë Punëtore publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës

Sipas rezultateve rreth 66% e popullsisë janë popullsi në moshe pune, në moshat 15 deri me 64 vjeç, prej të cilëve 43% bëjnë pjesë në fuqinë punëtore.

Punësimi më i lartë është tek meshkujt (46.8%), ndërsa tek femrat është 12.7%. Këto të fundit janë më shumë të fundit janë të punësuara kryesisht në fushat e arsimit, kujdesit shëndetësor si dhe tregtisë, ndërsa meshkujt janë më shumë të punësuar në sektorin e ndërtimtarisë, prodhimit dhe tregtisë.

Tregtia është sektori ekonomik që ka më shumë të punësuar nga të tjerët, pastaj vjen prodhimi, ndërtimtaria e arsimi.

29% e të punësuarve kanë kontrata të përhershme, ndërsa 71% e tyre kontrata të përkohshme.

Në statistikat e fundit të AFP-së shkalla e papunësisë në Kosovë në tre mujorin e dytë është 30.6%. Tek femrat papunësia është 36.6% ndërsa tek meshkujt 28.8%, ndërsa grupmoshat prej 15 deri 24 vjet kanë shkallë të papunësimit 50.9%.

Anketa ka pasur shtrirje në 598 qarqe regjistruese në tërë territorin e vendit, ku janë anketuar   3582 ekonomi familjare./21Media

Back to top button