”Nuk ka fakte se i dyshuari është sulmuesi i Dortmundit”

Nuk ka dëshmi se paraburgosuri është personi që shkaktoi sulmin në Dortmund

Prokuroria federale gjermane njoftoi të enjten se ende nuk ka fakte se iraniani 26-vjeçar, i cili gjendet në paraburgim për shkak të sulmeve me bombë në klubin e futbollit në Dortmund, ishte i përfshirë në atë sulm, transmeton AP.

I dyshuari gjendet në paraburgim për shkak të lidhjes me tri sulme me bomba në autobusin e klubit të futbollit Borussia Dortmund në të cilin ishin lënduar një lojtar dhe një polic.

Back to top button