Nuk ka fitues në derbi, Chelsea rrëmben një pikë në Anfield Road
Ka përfunduar pa fitues kryendeshja e xhiros së dytë të Premier Ligës ndërmjet Liverpool-it dhe Chelsea-t e zhvilluar në Anfield Road.
Në një ndeshje shumë të luftuar deri në minutat e fundit, skuadra u ndanë më vetëm nga një pikë të fituar.
Të parët në epërsi kaluan “Blutë” e Londrës kur në minutën e 22’ Kai Havertz realizoi gol shumë të bukur me kokë pas harkimit të James Reece.
Ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 45’ kur ndali me dorë një top në vijën fatale duke shhkaktuar penallti të cilën në gol e ktheu sulmuesi Mohamed Salah.
Liverpool-i e kërkoi golin e fitores në pjesën e dytë duke krijuar më shumë raste shënimi por që portieri i Chelsea-t Edouard Mendy ishte në formë fantastike duke pritur disa goditje të forta.
Kështu, edhe pse me një lojtar më tepër në fushë gjatë pjesës së dytë, Liverpool-i nuk arriti të shënojë golin e fitores duke mbetur kështu në kuotën e shtatë pikëve pas tri ndeshjeve, aq sa ka edhe Chelsea i Thomas Tuchel.