Nuk ka fitues në sfidën Ferizaj – Arbëria

Sot u zhvillua ndeshja hapëse e xhiros së 14-të në Ligën e Parë të Kosovës.
Ferizaj e priti Arbërinë në duelin e Grupit B, në stadiumin “Bill Clinton” në Ferizaj.

Kjo ndeshje përfundoi me rezultat të barabartë, 0-0.

Pas këtij barazimi, Ferizaj është në vendin e parë me 25 pikë, kurse Arbëria në vendin e tretë me 23.

Back to top button