9 të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve betejën me COVID-19 e kanë humbur 9 persona.
Ndërkaq, nga 2 mijë e 902 testime të kryera janë shënuar edhe 440 raste të reja nga ky virus.
Ndërsa, gjatë 24 orëve janë shëruar 539 qytetarë duke e çuar kështu numrin e të shëruarve në 188,045 që nga fillimi i pandemisë, shkruan ora news.
Rastet e reja u identifikuan: 160 në Tiranë, 30 në Vlorë, 27 në Fier, 23 në Durrës, 20 në Elbasan, 19 në Patos, Berat, 10 në Kamëz, 9 në Lushnje, Sarandë, Korçë, 8 në Shkodër, Kavajë, 7 në Tepelenë, Kuçovë, 6 në Pukë, Lezhë, Krujë, Gjirokastër, 5 në Kurbin, Mallakastër, 4 në Vorë, Skrapar, 3 në Fushë Arrëz, Pogradec, Peqin, 2 në Malësi e Madhe, Mirditë, Shijak, Libohovë, Dropull, Përmet, Devoll, 1 në Has, Tropojë, Rrogozhinë, Dibër, Rroskovec, Selenicë, Delvinë, Dimal, Poliçan, Gramsh./21Media