Nuk ka mbrojtje nga numri i madh i raketave ruse

Sipas gjeneralit amerikan Hyten, mbrojtje ka vetëm nga një raketë e lansuar

SHBA-të dhe aleatët e tyre “nuk kanë mbrojtje” nga numri i madh i raketave kryqëzuese, të cilat lansohen nga toka, siç i ka vendosur kohë më parë Rusia, ka thënë gjenerali amerikan John Hyten, i cili ndodhet në krye të komandës strategjike të ushtrisë amerikane, transmeton AFP.

Ai u ka thënë deputetëve amerikanë se një raketë kryqëzuese e lansuar nga toka nuk paraqet kërcënim të ndjeshëm, por ka tërhequr vërejtjen se situata do të ndryshojë nëse do të lansohet një numër i madh raketash./21Media

Back to top button