Nuk ka negociata paqeje midis Rusisë e Ukrainës thotë këshilltari i lartë i Ukrainës
Një nga këshilltarët presidencialë më me ndikim të Ukrainës, Mykhailo Podolyak, ka thënë se nuk ka kanale të hapura negociatash paqeje midis Kievit dhe Moskës.
“Ka vetëm kanale [të negociatave] për shkëmbimin e trupave dhe të robërve të burgosur. Rusia është një vend për të cilin nuk ka qasje humane ndaj luftës apo trajtimit të civilëve në territoret e pushtuara. Rusia është një qytetërim tjetër. Pas gjashtë muajve të kësaj lufte, ne nuk mund të vazhdojmë të besojmë se do të përmbushë ndonjë marrëveshje “, ka thënë ai.
Podolyak ka qenë në krah të Presidentit Volodymyr Zelensky që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë dhe është një nga figurat kryesore që formëson pozicionin e Ukrainës.
Ai thotë se Kievi do t’i bashkohet negociatave me Rusinë kur të jetë në horizont një pikënisje reale, në vend të asaj që ai e përshkroi si një ultimatum rus ku Moska synon të aneksojë të gjitha territoret e pushtuara.
Qëllimi i Ukrainës, thotë Podolyak, është rivendosja e kufijve shtetërorë që nga marsi 2014, duke përfshirë Krimenë e pushtuar të aneksuar nga Rusia. Përndryshe, thotë ai, nuk do të ketë paqe të qëndrueshme./21Media