Pamje nga operacioni antidrogë ku u kapën 1 ton marihuanë

Policia shqiptare nxori pamje nga operacioni i ditës së sotme i koduar si “Syri”, i zhvilluar në bashkëpunim me policinë italine.
Nga ky operacion u sekuestrua 1 ton lëndë e dyshuar narkotike, marihuanë, Policia e Vlorës arrestoi tre shqiptarë e dy ukrainas, si dhe sekuestroi tri mjete lundruese.
Ky operacion u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Guardia di Finanza, Delta Forcë, Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Departamentin për Kufirin dhe Migracionin dhe Departamentin për Policinë Kriminale, në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë Vlorë, sipas mediave lokale./21Media

Back to top button