Nuk kalon kërkesa e Rusisë për seancë të jashtëzakonshme kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë

Në një votim procedural Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nuk ka miratuar agjendën e përkohshme të rendit të ditës, ku ishte kërkesa e delegacionit të Rusisë për të mbajtur seancë të jashtëzakonshme për Kosovën në lidhje me 25-vjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe.
Vetëm tre anëtarë votuan pro, e 12 tjerë abstenuan në votimin procedural.
Përfaqësuesit e Francës dhe SHBA-së insistuan se Rusia nuk është konsultuar fare me anëtarët e KS-së për këtë seancë.