Nuk kalon rezoluta e opozitës për vendimin e ZRRE-së

Në seancën e stome të Kuvendit votimi i rezolutës së propozuar nga tri partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK për vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për rritje të çmimit të energjisë është lënë për ndonjë seancë të radhës për shkak të mungesës së kuorumit,
Në votim morën pjesë vetëm 30 deputetë.
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri prezantoi gjashtë pikat që përbënin këtë rezolutë.
Si pika kryesore ishin që vendimi i ZRrE-së për ngritjen e çmimit të energjisë të anulohet menjëherë, dhe Kuvendi i Kosovës të iniciojë shkarkimin e Bordit të ZRrE-së për mungesë profesionalizmi.
Tahiri u shpreh se diferencimi i konsumatorëve përmes subvencioneve është shkelje e të drejtave të njeriut dhe jashtë frymës kushtetuese.
Ndërkohë, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka miratuar dje vendosjen e bllokut tarifor në 800 kW.

Konsumatorët që shpenzojnë rrymë më shumë se 800 kilovat, tarifa për ta do të jetë 12 centë më e larta dhe 6 centë më e lira. Kryetari i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu ka njoftuar se bllok-tarifa për bizneset nuk do të ketë./21Media
Back to top button