Ia nguli gozhdën në kokë për të lindur djalë, Policia në kërkim të të dyshuarit

Një burrë në Pakistan është duke u kërkuar nga Policia pasi që dyshohet se i njëjti thirret si “shërues” dhe e kishte ngulur një gozhdë në kokën e një gruaje shtatzënë.
Gruaja mbërriti në një spital në Peshawar pasi u përpoq të nxirrte gozhdën 5 cm me pincë.
Fillimisht, ajo u tha mjekëve se ajo e kishte kryer vetë aktin, por më vonë pranoi se kishte shkuar te një “shërues besimi”, i cili kishte pohuar se mund të garantonte se ajo do të lind një djalë, transmeton rtv21.tv.
Policia filloi hetimet pasi imazhet me rreze x u shfaqën në internet.
Dr Haider Khan, një anëtar i stafit në Spitalin Lady Reading, tha se gruaja ishte “plotësisht e vetëdijshme, por kishte dhimbje të jashtëzakonshme”, kur mbërriti duke kërkuar trajtim.
Stafi në spital i tha gazetës lokale Dawn se gruaja i kishte shkuar te “shëruesit të besimit” pasi kishte dëgjuar për praktikën nga një fqinj.
Ata shtuan se gruaja ishte nënë e tre vajzave dhe se burri i saj e kishte kërcënuar se do ta linte nëse ajo do të lindte një vajzë tjetër.
Në disa vende më të varfra të Azisë Jugore, shpesh besohet se një djalë u ofron prindërve siguri më të mirë financiare afatgjatë sesa vajzat, dhe kjo shkakton praktika shfrytëzuese, shpesh nga të ashtuquajturit “shërues besimi”.
Shëruesit e besimit janë relativisht të zakonshëm në disa pjesë të Pakistanit, veçanërisht në zonat fisnore veriperëndimore. Praktikat e tyre janë të bazuara në njohuritë sufiste, ndonjëherë të përshkruara si një formë e misticizmit islamik.
Aktivitetet e tyre janë të ndaluara në shumë shkolla islame.
Në një postim në Twitter të lëshuar të martën, shefi i policisë së Peshawarit, Abbas Ahsan tha se një ekip special hetimor ishte formuar për të “sjellë para drejtësisë “shëruesin e besimit” që luajti me jetën e një gruaje të pafajshme dhe i vuri një gozhdë në kokë me premtimin e rremë i një fëmije mashkull”.
Policia ka kaluar disa ditë duke intervistuar stafin e spitalit dhe duke u përpjekur të gjurmojë gruan, e cila u largua nga spitali pasi stafi i kishte hequr gozhdën nga koka, me shpresën se ajo mund t’i ndihmonte ata të identifikonin burrin.
“Ne së shpejti do të vendosim duart mbi magjistarin” tha Ahsan.
Ahsan tha gjithashtu se oficerët e tij do të shqyrtojnë pse stafi nuk e raportoi incidentin në polici kur gruaja u paraqit për herë të parë në spital./21Media

Back to top button