Haradinaj: “Nuk do të shkojmë në dialog me Serbinë si një krahinë”

Haradinaj tha se nuk i ka tradhëtuar dukagjinasit

Kandidati për kryeministër nga Koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj para simpatizantëve në Pejë tha se nuk i ka tradhëtuar dukagjinasit e asnjë bindje e qëllim të tij por se i është ofruar pozita që ta udhëheqë qeverinë dhe PDK me këtë ofertë i ka bërë nderë mirëpo tha se nuk i ka borgj askujt përveq atdheut.

“Nuk muj me dal kunder vetes s’muj me qit vijë t’kuqe kundër vetes, më kanë thënë a po e merr qeverinë më udhëheq me kanë bërë nderë por kjo nuk është vijë e kuqe… Nuk e kam tradhëtu asnjë bindje time e asnjë qëllim poltik por është kriju mundësia që ato bindje e qëllime të bëhen realitet. PDK që ma ka dhënë besimin për kryeminsitër më ka bërë nderë por borgj i kam atdheut popullit dhe këtyre njeëzve kam me ja kthy borgjin..” tha Haradinaj.

Haradinaj u shpreh se  “nuk ka post e pushtet që me detyron e forcë e që më bindë që kufiri me ra prej qafës së Çakorrit në Kuqishtë”.

“Nëse dikush pajton një Kosovë gjysmë une nuk i takoj atij brez, nuk kam pajtu me Dukagjin gjysmë e as nuk pajtoj me Mitrovicë gjysmë.. nuk ka post e pushtet që me detyron e forcë e që më bindë që kufiri me ra prej qafës së Çakorrit në Kuqishtë. Nuk kemi me shku në dialog me Serbinë si një krahinë por si dy shtete të barabarta dhe vetëm nëse na njeh si shtet”, tha Haradinaj./21Media

Back to top button