“Nuk lejojmë të përdoremi politikisht”, protestuan Njësia Speciale Intervenuese e Policisë

(Lajm i përditësuar)


“Nuk lejojmë të përdoremi politikisht” , protestuan Njësisa Speciale Intervenuese e Policisë

Është mbyllur protesta e Njësisë Speciale Intervenuese (NJSI).

Një nga pjesëtarët e kësaj njësie ka deklaruar para mediave se nuk lejojnë të përdoren politikisht nga politika.

Në emër të grupit protestues, ai tha se kërkojnë rishikimin e vendimit për shtesat e rrezikshmërisë për këtë kategori.

Po ashtu, bëri të ditur se nuk do të ndalen së kundërshtuari dhe se do të ndërmarrin edhe masa të tjera.


Njësia Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës nisin protestën para Qeverisë

Pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës kanë nisur të mblidhen para Qeverisë në protestën e paralajmëruar ditë më parë.

Ata po protestojnë për të shprehur pakënaqësitë e tyre rreth vendimit për shtesat e policëve, që u mor gjatë mbledhjes së qeverisë të  premten.

Qeveria e Kosovës ka vendosur që shtatë kategori të pozitave në Policinë e Kosovës me pagat e nëntorit t’i marrin edhe shtesat, të cilat sillen nga 45 deri në 150 euro dhe që pritet të merren në mënyrë retroaktive edhe për muajt që nga miratimi i Ligjit të pagave.

Sipas propozimit të Qeverisë, lartësia e shtesave do të jetë e ndryshme për 7 kategori, dhe do të sillen nga 45 deri në 150 euro./21Media

Back to top button