Klubi i Biznesit: Vendimi i Gjykatës Komerciale dëshmon të drejtën tonë

Klubi i Biznesit ka mirëpritur vendimin e dhomës së shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale, e cila e ka aprovuar si të bazuar kërkesën për shtyrje të ekzekutimit të vendimit të Komisionit të Ankesave të Agjensionit për Regjistrimin e Bizneseve.

“Ne kemi qenë të bindur në të drejtën tonë, dhe kjo është dëshmuar edhe nga gjykata. Në të njëjtën kohë shprehim shqetësimin tonë që në vend se të angazhohemi për të përmbushur misionin tonë, për të kontribuar në rritjen e ekonomisë kosovare, është dashur të merremi me çështje byrokratike. “, thuhet në reagimin e këtij klubi.

“Klubi i Biznesit është i përkushtuar të jap kontributin e vet në ekonominë kosovare, duke ndërtuar ura bashkpunimi me investitorë të jashtëm, por edhe duke u angazhuar në projekte të përbashkëta investive brenda Kosovës. Në këtë rrugëtim Klubi i Biznesit ofron bashkpunim dhe partneritet me gjithsecilin që beson në një ekonomi të lirë të tregut, dhe rolin primar që duhet të ketë sektori privat në ekonomi.” , thuhet më tej.

Klubi i Biznesit është një iniciativë e disa nga korporatat më të mëdha kosovare, me synim bashkpunimin e ndërsjellë vendor dhe ndërkombëtar, drejt rritjes së prosperitetit ekonomik dhe shoqëror në Kosovë dhe më gjerë./21Media

Back to top button