Nuk miratohet rezoluta e PSD-së për “Countur Global”

Në mungesë të kuorumit të mjaftueshëm për të votuar

Deputetët e Kuvendit nuk e kanë miratuar projekt-rezolutën e propozuar nga kërkuesi i interpelancës së kryeministrit, Ramush Haradinaj për “Countor Global”.

Kjo pasi nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm për të votuar, meqë edhe pas dy herave të hedhjes në votim, nuk votonin me shumë se 56 deputetë.

Për këtë projektrezolutë, ishin 36 vota, 16 vota ishin kundër, ndërsa, 4 abstenuan.

Propozuesi i interpelancës Dardan Sejdiu nga PSD, dje tha se oferta për Kosovën e Re ka sjell kompaninë “Contur Global” si pjesë e dytë e një konsorcium që ka aplikuar.

Back to top button