Nuk u gjet asgjë e dyshimtë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

 
Përmes një telefonate anonime një person ka deklaruar sot se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë.
Kjo informatë është trajtuar nga ana e Policisë dhe pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, siç ka konfirmuar për rtv21.tv zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë.
“Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm”, ka njoftuar Ahmeti.
Është kjo hera e tretë që ka pasur alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë./21Media

Back to top button