Nuland: I bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i ulin tensionet dhe të fillojnë zbatimin e marrëveshjes së Ohrit

(Lajm i përditësuar)


Nuland: I bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i ulin tensionet dhe të fillojnë zbatimin e marrëveshjes së Ohrit

Zëvendëskryetarja amerikane e Shtetit për Çështjet Politike, Victoria Nuland  u deklarua rreth takimit që pati me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ajo njoftoi në Twitter se u bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i ulin tensionet dhe të nisin menjëherë zbatimin e marrëveshjes së fundit për rrugën drejt normalizimit, përcjell portali rtv21.tv

“E kënaqur të mirëpres mikun e vjetër. Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionet menjëherë dhe të fillojnë zbatimin e angazhimeve të Ohrit. Ne vazhdojmë të mbështesim planin trepikësh të BE-së si mënyra më e mirë për zgjidhjen e krizës.”, shkroi ajo në Twiiter.


Lajçak në Uashington takon edhe dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, veriu temë e diskutimit

Gjatë qëndrimit të tij në Washngton, Emisari i posaçëm Miroslav Lajçak ka njoftuar se është takuar me dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë- zëvendës këshilltarin për Siguri Kombëtare, Jon Finer dhe drejtoreshën e Lartë për Evropën, Amanda Sloat.

Siç ka shkruar Lajçak në Twitter ata kanë biseduar për situatën në veri

“Një takim shumë i dobishëm me zëvendës këshilltarin kryesor për Siguri Kombëtarë të SHBA-së, Jon Finer dhe Drejtoreshën e Lartë për Evropë, Amanda Slot, për situatën në Veri, hapat e nevojshëm për de-eskalim dhe rrugën përpara në dialogun e lehtësuar nga BE”, ka shkruar Lajçak./21Media

Back to top button