Rrahje e gjuajte me armë në Obiliq

Pas një mosmarrëveshje të mëhershme, tetë të dyshuar meshkuj kosovarë janë fjalosur ne mes vete me ç’rast dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, por pa pasoja në njerëz.

Rasti ka ndodhur më 19 qershor në Grabovc të Obiliqit.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej tyre, është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me 48 copë fishekë.

Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button