Kaloni te përmbajtja kryesore

Numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, të cilat i takojnë votimit me postë.

Në një postim në Facebook janë treguar edhe qytetet ku ka përfunduar numërimi i fletëvotimeve.

“Deri në përfundim të ditës së premte, në qendër janë numëruar fletëvotime që i takojnë votuesve të komunave Deçan, Gjakovë, Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se në proces të numërimit janë fletëvotime të ndara në kuti të votimit që u takojnë komunave Deçan, Gjilan, Dragash, Drenas, Istog, Klinë, Kamenicë dhe Kaçanik. Numri i pakove të supozuara me fletëvotime dhe që janë aprovuar nga KOZ, pas procesit të vlerësimit, është më shumë se 63 mijë sosh.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button