Numërohen 1070 nga 5362 kuti, udhëheq PS

Partia Socialiste ka marrë 155 173 vota ose 51 %

Nga të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në rang vendi, deri në orën 06.00 janë numëruar 1 070 kuti nga 5 362 kuti, ku Partia Socialiste ka marrë 155 173 vota ose 51 %. Partia Demokratike rezulton me 83 617 vota, ose 27 %.

Partia e tretë renditet Lëvizja Socialiste për Integrim me 47 557 vota ose 15 %.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet renditet partia e katërt me 12 441 vota ose 4 %, e ndjekur nga Lista e Barabartë me 1 %, ose 3 149 vota.

Partia Social Demokrate deri tani numëron 832 vota gjithsej.

Back to top button