Numërohen 242 kuti në Tiranë, ja si ndahen mandatet

Nga shifrat e deritanishme Partia Socialiste është kryesuese

Në Tiranë ka përfunduar numërimi i 242 kutive nga 1198 të tilla dhe nga shifrat e deritanishme Partia Socialiste është kryesuese me 49.91% të votave.

Në numërimin e votave deri në orën 7:30, PD vjen e dyta me 31.69% të votave. LSI renditet e treta me 14.42% të votave. Në vend të katërt është PDIU me 3.94% të votave. Ndërsa LIBRA renditet e pesta me 2.6% të votave. Në Tiranë ndahen 34 mandate deputetësh dhe në bazë këtyre rezultateve, projeksioni për ndarjen e mandateve është ky: PS 17 mandate; PD 11 mandate; LSI 5 mandate; PDIU 1 mandat.

Back to top button