Numërohen 62.73 % e votave, prinë PAN me 35.96 %

62.73 për qind të votave janë numëruar

Nga 62.73 për qind të votave të numëruara deri më tash nga Komisioni Qendror Zgjedhor koalicioni PDK-AAK-Nisma vazhdon të prijë me 35.96 për qind të votave, pasuar nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa me 24.80 për qind dhe Lëvizja Vetëvendosje me 23.52 për qind. Deri më tash janë 34.440 fletëvotime të pavlefshme. Rezultatet janë momentale në faqen e KQZ-së dhe ato ndryshojnë nga minuta në minutë.

Iniciativa Qytetare Lista Serbe renditet e katërta me 7.58 për qind, Koalicioni Vakat ka 1.22 për qind, Fjala, 1 për qind. Partitë tjera janë nën një për qind.

Back to top button