Albin Kurti: Fituam me zemër

Vetëvendosja pati festë në Prishtinë pas rezultateve preliminare

Kryetari i Prishtinës dhe nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, në manifestimin që është duke u mbajtur në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, u ka thënë të pranishmëve, se “votuat me mendje te pastër dhe me zemër”.

“Sot jemi subjekti më i madh politik në Republikën e Kosovës. Kohë të mira po vijnë për krejt qytetarët e Kosovës. E nxorët Vetëvendosjen mbi 45 për qind. Jemi të paret në shumicën e qyteteve të Republikës së Kosovës. Prej 100 mije vota kemi kalu mbi 220 mijë vota. Ky numër i votave ia kalon secilës parti individualisht. Tashmë është e qartë, që demet që iu kanë bërë Kosovës, do të ndalen. Vetëvendosje do ta udhëheq qeverinë e ka dhe Albin Kurti do të jetë kryeministër i Kosovës”, ka thënë Ahmeti.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka deklaruar se sot u dëshmua se qytetarët duan një Kosovë ndryshe.

Sot u dëshmua që qytetarët duan një Kosovë plotësisht ndryshe. Këtë përkrahje që na dhatë e dëshmuat që populli i Kosovës nuk i duron këto koalicione, nuk e duron krimin e korrupsionin. Shtetin do ta bëjmë pa hajna. VV është subjekti më i madh politik në Republikën e Kosovës, dhe është i vetmi subjekt që po rritet”, tha ai

Sipas tij, VV fitoi kundër koalicioneve që janë bërë bashkë, por gjithashtu fitoi vetëm për një arsye sepse me VV është populli i Kosovës.

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti ka thënë se kjo ditë është festë e demokracisë.

Kurti tha se fitorja është tyre.

“Ka fituar guximi mbi frikën, shpresa mbi dëshpërimin. Edhe guximi dhe shpresa dhe dashuria janë fituar me zemër. Njeri koalicion  me 16 parti e tjetri me 7 a 8 , janë tkurrur shumë krahasuar me zgjedhjet e 2014. Vetëvendosje është partia e parë,  është rritur më shumë se dyfish. Krahasuar me qershorin e 2014 Vetëvendosje është  rritur për 120 per qind. Ndryshimi dhe fitorja e kanë një emër dhe numri 120 përqind e data 11 qershor. Në keto zgjedhje u vertetua që qytetarët i dhanë të drejtë rezistencës opozitare, për shtet të së drejtes. Nga ketu ua bëj me dije gjithë qytetarëve se kemi marrë mesazhin e tyre dhe do t’i mbajmë premtimet tona, për interesin e të mirën e përgjithshme”, tha Kurti.

Sipas tij partitë tjera kanë premtuar ndryshime pozitive por qytetarët treguan se subjekt i ndryshimeve politike është Vetëvendosje. Populli tha se ndryshimet pozitive e mbajne emrin e Vetëvendosjes.

“ Andaj ne i ftojmë edhe të tjerët për ndryshime pozitive. Ne nuk do të mbajmë inat dhe as nuk do t’i revanshohemi askujt. Në duam t’i bashkojmë qytetarët për progres. Le te festojmë ashtu siç kemi fituar dhe ashtu siç kemi votuar. Gjithë qytetarët do t’ia shohin hajrin votimit të 11 qershorit”, tha Kurti.

/21Media

Back to top button