Numërohen 70.60 % e votave, prinë PAN me 35.55 %

Ende po prinë koalicioni PAN

Nga 70.60 për qind të votave të numëruara deri më tash nga Komisioni Qendror Zgjedhor koalicioni PDK-AAK-Nisma vazhdon të prijë me 35.55 për qind të votave, pasuar nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa me 24.77 për qind dhe Lëvizja Vetëvendosje me 24.05 për qind. Deri më tash janë 38.161 fletëvotime të pavlefshme. Rezultatet janë momentale në faqen e KQZ-së dhe ato ndryshojnë nga minuta në minutë.

Iniciativa Qytetare Lista Serbe renditet e katërta me 7.14 për qind, Koalicioni Vakat ka 1.14 për qind, Fjala 1.01 për qind, Partia Demokratike Turke e Kosovës 1 për qind. Partitë tjera janë nën një për qind.

Back to top button