Numërohen 90.04 % të votave, PAN e para, VV e dyta
Koalicioni LDK-AKR-Alternativa ka 25.83 përqind
Nga 90.04 përqind të votave të numëruara deri më tani nga Komisioni Qendror Zgjedhor, koalicioni PDK-AAK-Nisma vazhdon të prijë me 34.66 përqind të votave, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka kaluar në vendin e dytë me 26.58 përqind, duke dërguar në vendin e tretë koalicionin LDK-AKR-Alternativa që tash ka 25.83 për qind.
Deri më tani 48.318 janë fletëvotime të pavlefshme. Rezultatet janë momentale në faqen e KQZ-së dhe ato ndryshojnë nga minuta në minutë.
Iniciativa Qytetare Lista Serbe renditet e katërta me 6.01 përqind, Fjala 1.03 përqind, Partia Demokratike Turke e Kosovës 1.01 për qind. Partitë tjera janë nën një përqind./21Media