Parashikimi i motit

Temperatura verore

Sot, mbi vendin tonë, parashihet të mbajë mot pjesërisht i vranët me temperatura që do të lëvizin në mes 12 e 26 gradë Celsius.
Nesër pritet të kemi mot kryesisht të kthjellët. Temperaturat do të shënojnë ngritje, ato do të lëvizin në mes 14 e 29 gradë Celsius.

Gjykuar sipas ecurive sinoptike, pjesa më e madhe e kësaj jave do të karakterizohet me mot kryesisht të kthjellët dhe me temperatura verore.
Kur është fjala te temperaturat, të themi se një varg agjencisë që marren me parashikimin e motit, parashohin që sivjet do të kemi një verë përcëlluese, ku temperaturat maksimale mund të arrijnë deri në 35 gradë Celsius./21Media

Back to top button