Numërohen mbi 30 për qind të votave, PS 76 mandate

Deri më tani rezulton se PS – 76 mandate PD – 41 mandate LSI – 20 mandate

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri është duke vazhduar.

Deri tani janë numëruar 30 % e votave në të gjithë vendin, kur forcë e parë politike ka dalë PS me mbi 51.39%.

Nga 1745 kuti të numëruar nga 5362 sa janë gjithsej PD renditet e dyta me 28.53% të votave dhe LSI me 15.65% të votave. Rritje në shifra kanë shënuar PS dhe LSI.

Bazuar tek numërimi deri tanishëm, rezulton se projeksioni për ndarjen e mandateve është si më poshtë: PS – 76 mandate PD – 41 mandate LSI – 20 mandate PDIU – 2 mandate PSD – 1 mandat.

Back to top button